Canesten® 3 krem vaginal 3-ditor për përdorim të brendshëm

Çfarë është Canesten® 3 krem vaginal dhe për çfarë përdoret

Canesten®3 i përket grupit të barnave të quajtura antimikrobik për mjekim gjinekologjik. Kremi vaginal përmban substancën aktive klotrimazol që vepron kundër myqeve dhe mikroorganizmave të tjerë.

Si ta kuptoj nëse bëhet fjalë për kandidozë?

6 simptomat kryesore:

  • Kruarje
  • Ënjtje
  • Skuqje
  • Sekrecione të pazakonta
  • Djegie
  • Dhimbje

Zakonisht kandidoza nuk e ndryshon nivelin e pH dhe nuk ka erë, por ju mund të ndieni dhimbje gjatë kontaktit seksual apo urinimit.

Mos u stresoni!

Mund të mos ndiheni rehat, por nuk ka arsye për t’u frikësuar. Kandidoza nuk është një SST apo një sëmundje e rëndë, dhe në shumicën e rasteve mund të trajtohet lehtësisht dhe me efektivitet. Gjithashtu ajo është normale dhe shumë e zakonshme - 3 në 4 gra vuajnë nga kjo sëmundje1 të paktën një herë gjatë jetës1 dhe nuk shkaktohet nga mungesa e higjienës.

1.    Gonçalves B, Ferreira C, Alves CT, Henriques M, Azeredo J, Silva S. Vulvovaginal candidiasis: epidemiology, microbiology and risk factors. Crit Rev Microbiol. 2016;42(6):905-927.oi:10.3109/1040841X.2015.1091805

Besojini Canesten®

Ikona e mburojës e Canesten®

I plotë

Vepron duke luftuar rrënjën e infeksionit dhe duke lehtësuar simptomat

Ikona me gishtin e madh lart e Canesten®

I besueshëm

Efektivitet bazuar në dekada shkencë dhe novacion

Ikona e formateve të produkteve e Canesten®

I përshtatshëm

Zgjidhni një produkt Canesten® që i përshtatet nevojave tuaja. I disponueshëm në dy formate të thjeshtë për t’u përdorur.

Zgjidhni trajtimin tuaj

Në gamën e produkteve Canesten® për kandidozën, të dyja trajtimet veprojnë njësoj në trajtimin e infeksionit.

Ne ofrojmë zgjidhje efektive për t’iu përshtatur stileve të jetesës dhe preferencave të ndryshme. Zgjidhni opsionin që ju përshtatet më shumë: tabletat vaginale ose kremin vaginal.
 

Aplikatori i Canesten® krem për mjekim vaginal të kandidozës

 

Tubeti i Canesten® krem për mjekim vaginal të kandidozës

Mbushni aplikatorin me 5 g krem. Me anë të aplikatorit, vendoseni kremin sa më thellë të mundeni brenda në vaginë.

Hidhni aplikatorin e përdorur dhe lani mirë duart. Përsëriteni në dy ditët e ardhshme. Nëse jeni shtatzënë ose po provoni të ngelni shtatzënë, mos e përdorni aplikatorin dhe këshillohuni me mjekun apo farmacistin para përdorimit të Canesten®. Lexoni gjithmonë fletudhëzimin.

Provoni regjimin tonë të plotë të shëndetit intim

Canesten® 3 20 mg/g krem vaginal për mjekimin vaginal të kandidozës dhe aplikatorët

Trajtoni kandidozën

Zgjidhni produktin Canesten® 3 që i përshtatet më shumë stilit të jetesës dhe nevojave tuaja në mënyrë që të merrni trajtim efektiv për kandidozën dhe simptomat e saj.

Kandidoza: cilët janë faktorët e rrezikut?

Prania e mykut dhe baktereve në vaginë është normale. Kandidoza shfaqet kur niveli i Candida albicans rritet. Ka periudha kur tendenca për të zhvilluar kandidozë është më e lartë:

Ikona për shtatzëninë e Canesten®

përdorimi në trëmujorin e pare nuk rekomandohet. Përdorimi pa aplikues

Ikona e qelizave të mykut nën mikroskop e Canesten®

Kur keni rënie të sistemit imunitar

Ikona e ciklit menstrual e Canesten®

Gjatë ciklit menstrual

Ikona e pilulave në paketim blister e Canesten®

Kur merrni mjekime të caktuara

Ikona e stetoskopit e Canesten®

Me sëmundje të tilla si diabeti apo HIV dhe në rastet e kimioterapisë

Kandidoza: si mund ta parandaloj?

Nëse jeni të shqetësuar për rishfaqjen e kandidozës apo nëse vuani nga simptoma të përsëritura, ka disa këshilla që mund t'ju vijnë në ndihmë:

Ikona e të brendshmeve e Canesten®

Vishni të brendshme prej pambuku dhe ndërrojini rregullisht, veçanërisht pas aktivitetit fizik

Ikona e tamponëve dhe pecetave higjienike e Canesten®

Ndërrojini shpesh tamponin dhe pecetat higjienike

Ikona kundër banjave shkumuese e Canesten®

Shmangni zhytjen në banja shumë të nxehta shkumuese

Ikona e rrahjeve të zemrës e Canesten®

Shmangni stresin dhe mbani një dietë të shëndetshme, pa ushqime me përmbajtje të lartë sheqeri

Ikona kundër përdorimit të parfumit e Canesten®

Shmangni produktet e parfumosura në brendësi të zonës suaj intime dhe përreth saj

Ikona e letrës higjienike e Canesten®

Pasi shkoni në tualet, fshihuni në drejtimin para-pas

Mos lejoni që kandidoza t’ju pengojë

Mposhtni simptomat e kandidozës, pa shqetësime dhe parehati.

Një vajzë e re aktive e veshur me kanotierë, me qëndrim me vetëbesim në një sfond me diell


Mos humbisni asnjë moment - lëreni Canesten® t'ju ndihmojë të shijoni të gjithë kohën cilësore që jeta ju ofron.

Një vajzë e re duke buzëqeshur, që ka vënë syze dhe po sheh telefonin e saj, e lumtur pas trajtimit të kandidozës me Canesten®

A mund të preken burrat nga kandidoza?

Kjo gjë ndodh më rrallë se te gratë, por edhe burrat mund të vuajnë nga simptomat e kandidozës

Një çift i ri duke buzëqeshur e duke kaluar shkëlqyeshëm, të lumtur pas trajtimit me Canesten®
  • Megjithëse nuk është SST, mund të kalohet nga një partner tek tjetri gjatë kontaktit seksual. Kontraktim i lafshës, dobësim i sistemit imunitar, përdorimi i antibiotikëve ose diabeti mund t’i bëjë burrat më të prekshëm
  • Kremi Canesten® për përdorim të jashtëm mund të sigurojë trajtim efektiv për burrat e prekur nga kandidoza.

Për më shumë se 40 vite, Canesten® u ka ardhur në ndihmë grave në të gjithë botën

që të kuptojnë, parandalojnë dhe trajtojnë problemet e tyre intime, në mënyrë që të ndihen rehat me veten e tyre.

Baneri i besuar i Canesten® prej më shumë se 40 vitesh

Pyetje të shpeshta me kandidoza

Zbuloni produktet Canesten®