Burrë i buzëqeshur me bluzë të bardhë, i lumtur pas trajtimit me Canesten® të infeksionit mykotik të ijëve

Infeksioni mykotik i ijëve

Është shqetësues për shumë arsye - mësoni më tepër rreth infeksionit mykotik të ijëve. 

Infeksioni mykotik i ijëve (tinea cruris) është një infeksion mykotik i ijëve, që prek kofshët, të ndenjurat dhe pjesët e poshtme të abdomenit. Ai shkaktohet nga dermatofitet, një grup i infeksioneve mykotike shumohen në mjedise të lagështa dhe të ngrohta, si p.sh. nga veshjet e lagura ose të ngushta. Ju mund të prekeni prej tij nëpërmjet kontaktit me peshqirë apo veshje të ndotura, ose mund t'i kaloni infeksionet mykotike nga zona të tjera të prekura të lëkurës përmes kruarjes.

Simptomat e infeksionit mykotik të ijëve

Ju mund të vuani nga infeksioni mykotik i ijëve nëse vini re: 

  • Një skuqje me buzë të ngritura - zakonisht në ijë, në palat e lëkurës, në pjesën e brendshme të kofshëve ose në të ndenjura
  • Irritim dhe kruarje të vazhdueshme të lëkurës në zonën e ijëve
  • Ndjesi djegieje rreth zonës së prekur
  • Luspa ose plasaritje të lëkurës
  • Njolla ngjyrë kafe ose të kuqe me luspa

Drejtohuni te mjeku nëse:

  • Simptomat tuaja nuk përmirësohen pas trajtimit 
  • Simptomat rishfaqen brenda pak javëve
Ikona e mjekes e Canesten®

Të njihemi me infeksionin mykotik të ijëve

Dermatofitet janë infeksionet fungal që shkaktojnë infeksion mykotik të ijëve si edhe lloje të tjera të sëmundjeve të lëkurës. Ato përhapen me lehtësi nga zonat e prekura, kja është arsye përse duhet të trajtoni çdo infeksion mykotik sa më shpejt të mundeni.

Djalë i ri i buzëqeshur me flokë të errët i veshur me bluzë ngjyrë bojëqielli, i lumtur pas trajtimit me Canesten® të infeksionit mykotik të ijëve

Trajtimi i infeksionit mykotik të ijëve

Niseni trajtimin herët për të larguar sa më shpejt infeksionin mykotik të ijëve

Canesten® ofron një gamë produktesh të efektshme në formë kremi ose solucioni që trajtojnë infeksionin mykotik të ijëve.

Zbuloni produktet Canesten®

Parandalimi i infeksionit mykotik të ijëve

Ikona me tuta të gjera sportive e Canesten®

Vishni rroba të lirshme gjatë stërvitjes dhe shmangni materialet sintetike.

Ikona me shkumë sapuni në dorë e Canesten®

Sigurohuni për higjienën e duhur dhe mbani të thatë zonën e ijëve, sidomos pas larjes ose ushtrimeve.

Ikona me mbathje meshkujsh e Canesten®

Zgjidhni vetëm të brendshme prej pambuku dhe ndërrojini ato çdo ditë.

Ikona me një peshqir banje të varur e Canesten®

Ndërrojini peshqirët rregullisht dhe shmangni përdorimin e peshqirëve që gjenden në mjediset e përbashkëta.

Fakte rreth infeksionit mykotik të ijëve

Ikona me bustin e një mashkulli e Canesten®

Ai nis zakonisht në shputat e këmbëve - infeksioni mykotik i ijëve është një infeksion mykotik i shkaktuar nga po i njëjti fung përgjegjës për infeksionin mykotik të këmbëve.

Ikona e një burri me kravatë e Canesten®

Nëse jeni mashkull, ka më shumë gjasa që të prekeni nga infeksioni mykotik i ijëve.

Ikona me dorën me simptoma kruarjeje e Canesten®

Shmangni kruarjen! Shihni këshillat tona të parandalimit në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga infeksionet mykotike ngjitëse të tilla si infeksioni mykotik i ijëve.