Deklaratë për privatësi

Kjo faqe interneti http://www.canesten.com.al (më tej në tekst "Faqja e internetit") është e siguruar nga ana e Bayer d.o.o., Bravničarjeva 13, 1000 Ljubljana, Slovenija (më tej në tekst "Neve" ose "Ne"). Për më shumë informacione në lidhje me ofruesin e faqes së internetit, ju lutemi ta shikoni  imprint-in tonë.

 

 

A.            Përpunimi i të dhënave personale

Në vazhdim dëshirojmë që t’ju sigurojmë informacione për atë se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale kur ju e përdorni faqen tonë të internetit. Nëse nuk është e cekur ndryshe në kapitujt e mëtejshëm, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale del nga fakti se përpunimi i tillë është i nevojshëm me qëllim t’jua mundësojmë funksionet e faqes së internetit për të cilat keni nevojë.

 

 

I.               Përdorimi i faqes tonë të internetit

 

 

1.              Vizita në faqen tonë WEB

Kur ju navigoni në faqen tonë të web-it, programi që përdorni do të transferojë disa të dhëna në serverin tonë të faqes. Kjo ndodh për arsye teknike, që t’ju disponohet më pas informacioni i kërkuar. Për të mundesuar vizitën në faqen tonë web, të dhënat e mëposhtme do të mblidhen, ruhen dhe përdoren:

  • Adresa e juaj IP
  • Data dhe koha e vizitës së faqes
  • Zona kohore ku ndodheni sipas Grinuiç  (GMT)
  • Përmbajtja e kërkimit në faqen e internetit (faqe specifike interneti)

 

  • Gjendja e lidhjes me faqen/ kodi i statusit HTTP
  • Volumi i të dhënave që transferohen
  • Faqe interneti që kërkon qasje
  • Shfletues, cilësime për gjuhën, versionin e sistemit operativ të shfletuesit softuerik dhe sipërfaqja

 

Përveç kësaj, që t’i mbrojmë interesat tona legjitime, ne do t’i ruajmë këto të dhëna për një periudhë të kufizuar kohore që të mund të iniciojmë ndjekje të të dhënave personale në rast të qasjes reale të paautorizuar ose gjatë mundimit për qasje të paautorizuar tek serverët tanë.

 

 

2.              Vendosja e cookies

 

a)      Çfarë janë cookies?

Kjo faqe interneti i përdor të ashtuquajturat “cookies”. Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë që ruhen në memorien e terminalit tuaj nëpërmjet shfletuesit tuaj. Ato depozitojnë informacione të caktuara (psh. cilësimet tuaja të preferuara për gjuhën ose lokacionin), që shfletuesi juaj mund (në varësi të jetëgjatësisë së cookies) të na i transmetojë përsëri gjatë vizitës tuaj të ardhshme në faqen tonë të internetit.

 

b)      Cilat cookies i përdorim?

Ekzistojnë dy kategori të cookies: (1) cookies funksionale, pa të cilat do të zvogëlohet funksionaliteti i faqes tonë të internetit dhe (2) cookies shtesë që përdoren për analizë të faqeve të internetit dhe qëllimeve të marketingut. Tabelat e mëposhtme përmbajnë përshkrim të detajuar të cookies që i përdorim:

 

Cookies funksionale


Cookies shtesë

 

c)      Lënda e pajtueshmërisë tuaj

Ne përdorim cookies shtesë vetëm nëse paraprakisht e fitojmë pajtueshmërinë tuaj. Pas qasjes tuaj të parë në faqen tonë të internetit, do të shfaqet baner që kërkon pajtueshmëri prej jush për vendosjen e cookies shtesë. Nëse jepni pajtueshmëri, do të vendosim cookie në kompjuterin tuaj dhe baneri nuk do të shfaqet përsëri derisa cookie të jetë aktiv. Pas skadimit të jetëgjatësisë së cookie ose nëse e fshini në mënyrë aktive cookie, baneri do të shfaqet përsëri gjatë vizitës tuaj të ardhshme në faqen tonë të internetit dhe do të kërkojë përsëri pajtueshmërinë tuaj.

 

d)      Si të pengohet vendosja e cookies

Kuptohet, mund ta përdorni faqen tonë të internetit pa vendosjen e cookies. Në shfletuesin tuaj, në çdo kohë mund ta konfiguroni ose ta çaktivizoni plotësisht përdorimin e cookies. Kjo megjithatë mund të çojë në kufizim të funksioneve ose të ketë efekte negative mbi qasjen miqësore ndaj përdoruesve të faqes tonë të internetit. Në çdo kohë mund të ankoheni ndaj vendosjes së cookies shtesë duke e përdorur opsionin përkatës për ankesë, të cekur në tabelën më lart.

 

 

3.              Analizë të faqes së internetit

Në faqen tonë të internetit përdorim Google Analytics, shërbim për analizë të faqeve të internetit të Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States (“Google”).

Google do ta analizojë përdorimin tuaj të faqes tonë të internetit në emrin tonë. Për atë qëllim i përdorim cookies të përshkruara në mënyrë më të detajuar në tabelën e mësipërme. Informacionet e mbledhura nga Google në lidhje me përdorimin tuaj të faqes së internetit (psh. URL referente, faqet tona të internetit që i keni vizituar, llojin tuaj të shfletuesit, cilësimet tuaja për gjuhën, sistemin tuaj operativ, rezolucionin e ekranit tuaj) do të transmetohen në serverin e Google në SHBA, ku do të ruhen dhe do të analizohen. Rezultatet përkatëse pastaj do të na vihen në dispozicion në formë anonime. Të dhënat tuaja për përdorim nuk do të jenë të lidhura me adresën tuaj të plotë IP gjatë kohës së këtij procesi. Në faqen tonë të internetit aktivizuam funksion për anonimitet të adresës IP, të ofruar nga ana e Google, që do t’i fshijë 8 bitet e fundit (tip IPv4) ose 80 bitet e fundit (tip IPv6) nga IP adresa juaj. Përveç kësaj, Google është e certifikuar në kuadër të EU-US Privacy Shield, me çka garantohet niveli përkatës i mbrojtjes së të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave nga Google në SHBA.

Mund ta tërhiqni pajtueshmërinë tuaj për përdorim të analizës së internetit në çdo kohë, ose me shkarkimin dhe instalimin e Google Browser Plugin të siguruar ose me dhënien e pajtueshmërive tuaja në tabelën e mësipërme, rast në të cilin do të vendoset cookie për anulim. Që të dyja opsionet do ta pengojnë aplikimin e faqes së internetit vetëm nëse e përdorni shfletuesin në të cilin e keni instaluar bashkëngjitjen dhe mos e fshini cookies për anulim.

Informacione plotësuese për Google Analytics janë të disponueshme në Kushtet e përdorimit të Google Analytics, Rregulla për mbrojtje të privatësisë dhe të dhënat e Google Analytics dhe në Politika e privatësisë së Google.

 

 

4.              Marketing bihevioral online

Kjo faqe interneti përdor Klikim të dyfishtë, të ashtuquajtur Shërbim për marketing qëllimor të  Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States (“Google”).

Google do ta analizojë përdorimin tuaj të kësaj faqeje të internetit. Për atë qëllim i përdorim cookies të përshkruara në mënyrë më të detajuar në tabelën e mësipërme. Informacionet e mbledhura nga Google në lidhje me përdorimin tuaj të faqes së internetit (psh. URL referente, faqet tona të internetit që i keni vizituar, llojin tuaj të shfletuesit, cilësimet tuaja për gjuhën, sistemin tuaj operativ, rezolucionin e ekranit tuaj) do të transmetohen në serverin e Google në SHBA, ku do të ruhen dhe do të analizohen. Ne dhe partneri ynë Google do t’i përdorim këto informacione që t’i përshtatim më mirë reklamat tona për ju dhe për interesat tuaja, ta kufizojmë numrin e paraqitjes së të njëjtës  reklamë, ta vlerësojmë efikasitetin e fushatave promovuese dhe ta kuptojmë më mirë sjelljen e vizitorëve pasi ata do të shikojnë një reklamë të caktuar. Kur do të vizitoni faqe tjetër interneti  në të ashtuquajturën “Rrjeti i Google Display", dritaret pop-up të përshtatura ndaj interesave tuaja mund t’ju prezantohen mbi bazë të informacioneve të mbledhura në faqen tonë të internetit.

Mund ta tërhiqni pajtueshmërinë tuaj për përdorim të llojit të tillë të analizës së përdorimit tuaj të kësaj faqeje interneti në çdo kohë ose me dhënien e pajtueshmërive tuaja në tabelën e mësipërme, rast, në të cilin do të vendoset cookie për anulim ose me shkarkimin dhe instalimin e Google Browser Plugin të siguruar, të ofruar nga Google. Që të dyja opsionet do ta pengojnë aplikimin e faqes së internetit vetëm nëse e përdorni shfletuesin në të cilin e keni instaluar bashkëngjitjen dhe mos e fshini cookie për anulim.

Më shumë informacione për Google Klikim të Dyfishtë janë të disponueshme në Rregulla për mbrojtje të të dhënave gjatë reklamimit në Google.

 

 

5.              Informacione për efektet e padëshiruara dhe ankesat në lidhje me cilësinë e barit

Kjo faqe interneti nuk është ndërtuar dhe nuk ka për qëllim komunikimin  e efekteve  të padëshiruara, mungesë të efektit terapeutik, gabime në mjekim, produkte nga tregu gri/medikamente të falsifikuara, ankesa në lidhje me cilësinë dhe/ose çështje që lidhen me sigurinë apo  cilësinë e produkteve të Bayer. Nëse dëshironi që të raportoni efekte të padëshiruara ose keni ankesa në lidhje me sigurinë, lutemi të kontaktoni profesionistin tuaj të shëndetit (për shembull, mjek ose farmacist) autoritetet shëndetësore, ose raportoni efekte të padëshiruara nëpërmjet faqes tonë të internetit.

Nëse ju raportoni efekte të padëshiruara ose çështje të tjera në lidhje me sigurinë ose cilësinë e produkteve të Bayer, ne jemi të detyruar ligjërisht  që ta proçedojmë komunikimin tuaj dhe mund t’ju kontaktojmë me qellim sqarimin.  Mund të na duhet të njoftojmë autoritetet shëndetësore kompetente në lidhje me raportimet tuaja. Në këtë kontekst, informacionet tuaja do të ridërgohen në mënyrë anonime, pra nuk  do të transferohet asnjë informacion i cili ju identifikon  ju direkt. Ne, gjithashtu, duhet t’i  përcjellim këto njoftime të anonimizuara tek  partnerët tanë me te cilët ne bashkëpunojmë, në mënyrë që ato të njoftojnë autoritetet e tyre përkatëse shëndetësore kompetente.

 

 

II.            Transferim të të dhënave për procesim të porositur

Për përpunimin e të dhënave tuaja, neve, deri në një nivel të caktuar, do të përdorim kontraktues të specializuar të shërbimeve. Kontraktuesit e tillë të shërbimeve janë të zgjedhur në mënyrë të vëmendshme dhe të ndjekur në mënyrë të rregullt nga ana jonë. Mbi bazë të kontratave përkatëse për përpunimin e të dhënave, ata do të përpunojnë vetëm të dhëna personale sipas instruksionit tonë dhe rreptësisht në pajtueshmëri me direktivat tona.

 

 

III.         Transferimi i të dhënave ndaj personave të tretë

I ndajmë të dhënat tona me këto palë të treta për këto qëllime:

Pala e tretë

Vëllimi dhe qëllimi i transferimit

Baza ligjore

Bayer AG and its affiliated companies

Unlimited for the purpose of statistical processing, segmentation of customers and direct marketing of services, products or other activities of Bayer AG and its affiliated companies.

Master Data Sharing Agreement

 

 

B.            Informacione për të drejtat tuaja

Të drejtat e mëtejshme janë përgjithësisht të disponueshme për ju sipas ligjeve të vlefshme për privatësinë e të dhënave:

  • E drejta e informacioneve për të dhënat tuaja personale që i ruajmë ne;
  • E drejta që të kërkoni korrigjim, fshirje ose përpunim të kufizuar të të dhënave tuaja personale;
  • E drejta e ankesës për procedim për shkak të interesave vetjake legjitime, interes publik ose profilizim, përveç nëse mund të dëshmojmë se ekzistojnë arsye relevante që i zëvendësojnë interesat, të drejtat dhe liritë tuaja ose se përpunimi i tillë është kryer me qëllim që të vërtetohen, kryhen ose mbrohen kërkesat ligjore;
  • E drejta e transmetimit të të dhënave:
  • E drejta që të dorëzojë ankesë tek shërbimi për mbrojtjen e të dhënave;
  • Ju, në të ardhmen mund ta anuloni në çdo kohë pajtueshmërinë tuaj për mbledhje, përpunim dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale. Për më shumë informacione, ju lutemi shqyrtoni kapitujt më lart që e përshkruajnë përpunimin e të dhënave mbi bazë të pajtueshmërisë tuaj.

Nëse dëshironi që t’i shfrytëzoni të drejtat tuaja, ju lutemi dërgojeni kërkesën tuaj tek kontakti i cekur më poshtë. (à C.).

Kontakt

Për çfarëdo lloj pyetjesh që mund t’i keni në lidhje me privatësinë e të dhënave, ju lutemi përdoreni  formularin për kontakt të dhënë ose kontaktoni zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave të kompanisë tonë në këtë adresë:

Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave të grupimit
Bayer d.o.o.

Bravničarjeva ulica 13

1000 Ljubljana

E-mail: lpc.si@bayer.com

 

 

C.             Amendament të Deklaratës për privatësi

Herë pas here ne mund ta përditësojmë Deklaratën tonë për privatësi. Përditësimet e Deklaratës tonë për privatësi do të jenë të publikuara në faqen tonë të internetit. Të gjitha amendamentet hyjnë në fuqi pas publikimit në faqen tonë të internetit. Prandaj rekomandojmë që ta vizitoni rregullisht faqen tonë të internetit që të jeni të informuar për përditësimet e mundshme.

 

 

Përditësimi i fundit: 18.05.2018.

Top