Simptomat e kandidozës

Myku ose kandidoza vaginale janë termat e përgjithshëm dhe mjekësorë të përdorur për të përshkruar një infeksion të zakonshëm të vaginës. [1] Kandidoza shfaqet kur ka një shtim të sasisë së Candida albicans (një myk i ngjashëm me majanë) në vaginën tuaj. Kjo ndodh kur bakteret e mira në vaginën tuaj nuk arrijnë ta mbajnë nën kontroll mykun (Candida albicans), duke krijuar kështu një ambient të favorshëm për rritjen e tij.

Për informacionin tuaj, myku nuk është një infeksion i transmetuar (2) seksualisht. Mund të jetë mjaft i sikletshëm, por në shumicën e rasteve është i lehtë për t'u trajtuar.

Secili prej nesh është i veçantë, kështu që simptomat e tua mund të jenë të ndryshme nga ato të një shoqeje. Gjithashtu, ato mund të ndryshojnë çdo herë që infektoheni, kështu që kontrolloni për simptomat e zakonshme të mëposhtme dhe nëse ato janë të lehta, të mesme ose më të komplikuara.

Shumica e njerëzve kanë simptomat e mëposhtme: (1)

  • Kruarje të vaginës/vulvës
  • Dhimbje rreth hyrjes së vaginës (vulvës)
  • Fryrje e lehtë e buzëve të vaginës (labia)
  • Sekrecione të ngjashme me gjizën

Edhe këto simptoma janë mjaft të zakonshme: (1)

  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Sekrecione të trasha
  • Buzët e vaginës skuqen dhe fryhen
  • Dhimbje rrotull vulvës
  • Dhimbje kur urinoni
  • Plagë në zonën vaginale
  • Lëkurë e plasaritur rrotull vulvës tuaj

Duhet t'i drejtoheni mjekut nëse:

  • Është hera e parë që prekeni nga kandidoza
  • Infektoheni shpesh nga kandidoza, ose ju rishfaqet brenda dy muajve
  • Nuk keni përmirësim brenda tre ditëve, ose simptomat nuk ju janë zhdukur brenda shtatë ditëve
  • Jeni shtatzënë ose duke dhënë gji
  • Jeni nën 12 vjeçe
  • Keni temperaturë, ethe, përzierje ose të vjella
  • Keni sekrecione të pazakonta ose me erë të keqe

 

[1]GYN REFERENCE:

  1. Lancet 2007; 369: 1961–71, Department of Medicine, Wayne State University School of Medicine, Detroit, MI, USA, Prof J D Sobel MD
  2. FFPRHC and BASHH Guidance (January 2006), The management of women of reproductive age attending non-genitourinary medicine settings complaining of vaginal discharge, Journal of Family Planning and Reproductive Health Care 2006; 32(1): 33–42
Top