Canesten3 200 mg tableta vaginale1

Canesten3 200 mg tableta vaginale<sup>1</sup>

Canesten3 200 mg tableta vaginale1

Çfarë është Canesten3 tableta vaginale dhe për çfarë përdoret

Canesten3 i përket grupit të barnave të quajtura antimikrobik për mjekim gjinekologjik. Tabletat vaginale përmbajnë substancën aktive klotrimazol që vepron kundër myqeve dhe mikroorganizmave të tjerë.

Canesten3 përdoret:

  • tek femrat, për trajtimin e infeksionit të traktit të sipërm gjenital (vaginës), të shkaktuar nga myqet (nga majaja e llojit Candida) të quajtura vaginite nga Candida. Shenjat dhe simptomat e këtij infeksioni janë sekrecione të bardha si gjizë, kruarje, skuqje, enjtje dhe djegie të dhimbshme të vulvës. Mund të jetë i pranishëm dhe urinimi i dhimbshëm.


Infeksioni gjenital nga myqet e llojit Candida nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, kështu që trajtimi i partnerit kërkohet VETËM nëse shenjat dhe simptomat janë të pranishme tek ai ose nëse këshillohet nga mjeku.


Pas një diagnoze të saktë të bërë nga mjeku, ky bar gjithashtu përdoret:

  • për trajtimin e infeksioneve (superinfeksioneve) nga disa baktere që janë të ndjeshëm ndaj Canesten3.


2. Si përdoret Canesten3

Dozimi dhe kohëzgjatja e trajtimit

Canesten3 është për përdorim vaginal (brenda në vaginë).

  • Mjekimi i vaginës: për tre netë me radhë përpara se të shtriheni për të fjetur vendosni një tabletë vaginale në vaginë, siç përshkruhet tek udhëzimet në fletë-udhëzuesin e paketimit. Shenjat dhe simptomat, të shkaktuara nga infeksioni mykotik i vaginës, zakonisht përmirësohen brënda 7 ditëve nga fillimi i mjekimit (ose pas përdorimit të 3 tabletave vaginale). Nëse shenjat dhe simptomat e infeksionit nuk zhduken plotësisht, nëse rrethanat përkeqësohen ose nëse infeksioni rishfaqet, këshillohuni me mjekun tuaj. Nëse simptomat rikthehen brënda 2 muajve, këshillohuni me mjekun tuaj.



1 SmPC, PIL Canesten 3, vaginal cream/tablet
Top