Canesten3 krem vaginal 20 mg/g1

Canesten3 krem vaginal 20 mg/g<sup>1</sup>

Canesten3 krem vaginal 20 mg/g1

Çfarë është Canesten3 krem vaginal dhe për çfarë përdoret

Canesten3 i përket grupit të barnave të quajtura antimikrobik për mjekim gjinekologjik. Kremi vaginal përmban substancën aktive klotrimazol që vepron kundër myqeve dhe mikroorganizmave të tjerë.

Canesten3 përdoret:

  • për trajtimin e infeksionit të traktit të sipërm gjenital (vaginës), të shkaktuar nga myqet (nga majaja e llojit Candida) të quajtura vaginite nga Candida. Shenjat dhe simptomat e këtij infeksioni janë sekrecione të bardha si gjizë nga vagina, kruajrje, skuqje, enjtje dhe djegie të dhimbshme të vulvës. Mund të jetë i pranishëm dhe urinimi i dhimbshëm.
  • për trajtimin e infeksionit të vulvës të shkaktuar nga myqet e llojit Candida tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat, infeksioni i vulvës (vulviti nga Candida) mund të shfaqet me kruarje, skuqje, enjtje, dhimbje të buzëve të vaginës dhe të zonës përreth. Tek meshkujt, ky infeksion (balanitis nga Candida) shfaqet me një skuqje të lehtë, kruarje dhe me një inflamacion të lehtë të kokës dhe lafshës së penisit.

Infeksioni gjenital nga myqet e llojit Candida nuk është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, kështu që trajtimi i partnerit kërkohet VETËM nëse shenjat dhe simptomat janë të pranishme tek ai ose nëse këshillohet nga mjeku.


Pas një diagnoze të saktë të bërë nga mjeku, ky bar gjithashtu përdoret:

  • Për trajtimin e infeksioneve (superinfeksioneve) nga disa baktere që janë të ndjeshëm ndaj Canesten3.

2. Si të përdorni Canesten3

Dozimi dhe kohëzgjatja e trajtimit
Duke qënë se të dyja, si vagina edhe vulva janë të infektuara, kërkohet një trajtim i kombinuar i të dyja zonave të infektuara. Canesten3 është për përdorim vaginal (brenda në vaginë) dhe përdorim në vulvë.

  • Mjekimi i vaginës: për tre netë me radhë përpara se të shtriheni për të fjetur shtrydhni një mbushje të aplikatorit (rreth 5 g) sa më thellë në vaginë, siç përshkruhet tek udhëzimet në fletë-udhëzuesin e paketimit. Shenjat dhe simptomat, të shkaktuara nga infeksioni mykotik i vaginës, zakonisht përmirësohen brënda 7 ditëve nga fillimi i mjekimit (ose pas përdorimit të 3 mbushjeve të kremit vaginal). Nëse shenjat dhe simptomat e infeksionit nuk zhduken plotësisht, nëse rrethanat përkeqësohen ose nëse infeksioni rishfaqet, këshillohuni me mjekun tuaj.
  • Mjekimi i organeve gjenitale të jashtme (tek femrat dhe meshkujt): Aplikoni një shtresë të hollë kremi tek organet e jashtme gjenitale dy ose tre herë në ditë dhe përhapeni (drejt anusit tek femrat dhe drejt kokës e lafshës tek meshkujt). Periudha e mjekimit me Canesten3 zakonisht zgjat nga 1 në 2 javë. Nëse shenjat dhe simptomat e infeksionit nuk zhduken plotësisht, nëse rrethanat përkeqësohen ose nëse infeksioni rishfaqet, këshillohuni me mjekun tuaj.


1 SmPC, PIL Canesten 3, vaginal cream/tablet
Top