Ҁfarë është këmba e atletit?

Këmba e atletit, (infeksion mykotik i këmbës i njohur në mjekësi si tinea pedis) është termi i zakonshëm për një infeksion të këmbëve ose gishtërinjve i shkaktuar nga një grup kërpudhash të quajtura dermatofite. Ato shtohen në ambiente të nxehta dhe të lagështa si dhomat e ndërrimit, dushet, këpucët dhe çorapet, kështu që ato janë të lumtura të jetojnë në këmbët tuaja ku kushtet janë të ngjashme. Infeksioni mykotik i këmbës zakonisht shfaqet midis gishtërinjve, por mundet gjithashtu të prekë edhe shputën dhe anët e këmbëve.

Infeksioni kryesor shkaktohet nga kërpudhat, por mund të zhvillohen edhe majatë dhe bakteret që shkaktojnë edhe simptoma të tjera si erë të keqe të këmbëve.

Këmba e atletit, infeksion mykotik i këmbës, është shumë ngjitës dhe përhapet shumë lehtë nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose përmes kontaktit me sipërfaqet dhe sendet e kontaminuara. Përdorimi i përbashkët i objekteve të kontaminuara si peshqirë, çarçafë dhe rroba mund të shkaktojë përhapjen e infeksionit. Dushet publike të kontaminuara, pishinat dhe dhomat e ndërrimit gjithashtu janë vende të zakonshme ku mund të merret infeksioni mykotik i këmbës.

Infeksioni mykotik i këmbës ose i quajtur ndryshe këmba e atletit, mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj, duke shkaktuar infeksione të tjera mykotike si infeksione të zonës rrëzë kofshëve (tinea cruris) (1,2)

[1] Ilkit M, Durdu M. Tinea pedis: The etiology and global epidemiology of a common fungal infection. Crit Rev Microbiol. 2014 Feb 4

[2] Field LA1, Adams BB. Tinea pedis in athletes. Int J Dermatol. 2008 May;47(5):485-92.


Top