Canesten 10 mg/g Krem

Canesten 10 mg/g Krem<sup>1</sup>

Canesten 10 mg/g Krem1

Klotrimazol

Çfarë është Canesten dhe për çfarë përdoret
Canesten krem është një bar antimykotik për mjekim lokal. Përmban lëndën vepruese klotrimazol, e cila është aktive ndaj myqeve si dhe ndaj mikroorganizmave të tjera.

Canesten krem përdoret për mjekimin e:

  • Infeksioneve mykotike të këmbëve (tinea pedum ose këmbët e atletit) dhe duarve (tinea manuum), të cilat shfaqen me flluska dhe rrjepje të lëkurës së këmbëve ose pëllëmbëve të duarve dhe midis gishtave. Në zonat e prekura mund të ndodhin plasaritje të lëkurës, si dhe kruajtje, inflamacion dhe enjtje.
  • Infeksione mykotike të lëkurës së trungut, gjymtyrëve, plikave të lëkurës (tinea corporis) dhe ijeve (tinea inguinalis), të cilat shfaqen si njolla ovale, të kuqe, rrethore që përhapen dhe janë më të shndritshme në qëndër;
  • Infeksioneve mykotike të lëkurës, të quajtura pitiriazis versicolor, që shfaqet me njolla me ngjyra të ndryshme, përshembull si qelibar, rozë ose ngjyrë më e hapur se ajo e lëkurës. Njollat mund të rripen (peeling) lehtë dhe rrallë kruhen.
  • Infeksione të organeve gjenitale të jashtme të shkaktuara nga myqet e llojit Candida. Tek gratë, infeksioni i organeve gjenitale të jashtme (vulviti nga Candida) karakterizohet nga kruajtje, skuqje, enjtje, ulceracione të djegshme të buzëve të vaginës si dhe zonës përreth. Tek burrat një infeksion i tillë (balaniti nga Candida) shfaqet si me njolla fine të bardha, kruajtje dhe inflamacion i lehtë i kokës dhe lafshës së penisit.
  • Infeksione bakteriale të lëkurës, të quajtur eritrazma, të cilat shfaqen me njolla të kuqe në kafe ose rozë dhe zakonisht ndodh tek plikat e lëkurës (sqetull, nën gjoks ose në ije) dhe është një infeksion që zgjat (kronik).



Si përdoret Canesten

Përdoreni gjithmonë këtë bar ashtu siç është përshkruar në fletë-udhëzuesin e paketimit të barit ose ashtu siç ju ka thënë mjeku juaj ose farmacisti. Verifikoni me mjekun tuaj ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt. Nëse nuk i ndiqni udhëzimet, bari nuk do të funskionojë siç duhet.

Canesten krem përdoret vetëm në lëkurë (përdorim dermal ). Përpara se ta aplikoni kremin, zonat e prekura duhen larë dhe duhen tharë.

Mënyra e marrjes

2-3 herë në ditë, aplikoni një shtresë të hollë kremi në lëkurën e prekur dhe masazhojeni butësisht. Një sasi e vogël e kremit (1/2 cm) zakonisht është e mjaftueshme për mjekimin e një sipërfaqe të lëkurës me madhësi sa pëllëmba e dorës suaj. Në mënyrë që të arrihet shërimi i plotë, duhet që trajtimi për mjekimin e infeksioneve të poshtëpërmendura (shiko kohëzgjatjen e trajtimit), të vazhdohet edhe pse simptomat mund të zhduken.


Kohëzgjatja e mjekimit

Kohëzgjatja e mjekimit varet nga lloji i infeksionit dhe koha gjatë së cilës zhduken simptomat e infeksionit.

Simptomat zakonisht zhduken nëse trajtimi zgjat:

  • Në infeksionin mykotik të quajtur eritrazma:      3 -4 javë
  • Në infeksionin mykotik të tipit pityriasis versicolor:   2-4 javë
  • Në infeksionet mykotike të krahëve, këmbëve, të bustit, apo në ato të lokalizuara në zonat ku lëkura krijon pala:   1-3 javë
  • Infeksione mykotike të organeve gjenitale:     1-2 javë

Nëse nuk ka përmirësim të simptomave pas 4 javëve të mjekimit, flisni me mjekun tuaj.

 

Çfarë duhet të bëni tjetër për të mjekuar infeksionin?

Çarcafët, veshjet dhe peshqirët që janë në kontakt me pjesët e prekura duhen zëvëndësuar çdo ditë. Kjo do t'ju ndihmojë në mjekimin dhe parandalimin e infeksionit në pjesë të tjera të trupit dhe tek njerzit e tjerë.



1 SmPC, PIL, Canesten 10 mg/g cream
Top